UKZ prezantohet në Staff Week në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse në Bullgari dhe ndërton lidhje ndërkombëtare

17 Maj, 2024

Në javën Staff Week në kuadër të programit ICM të shkëmbimit afat shkurtër dhe afatmesëm të organizuar nga Universiteti “Angel Kanchev” Ruse në Bullgari, ekipi i UKZ-së prezantuan Universitetin Publik “Kadri Zeka”  dhe aktivitetin ndërkombëtar përgjithësisht.

Në staff week në Ruse po marrin pjesë Universitete të ndryshme nga shume vende si, Meksika, Jordania, Sllovakia, Moldavia si dhe nga Shqipëria dhe Kosova, me të cilat tashmë UKZ po ndanë eksperienca të ndryshme dhe po vendos ura të bashkëpunimit me ta.

Aktivitetet në kuadër të Staff Week kanë vazhduar deri sot, ku edhe është bërë përmbyllja e staff week  në Universitetin “Angel Kanchev” Ruse në Bullgari.