Njoftim për Debat në UKZ mbi Raportin e Punës së RTK-së

14 Maj, 2024

Të nderuar studentë dhe staf i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Ju njoftojmë se në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të mbahet një debat i hapur mbi Raportin e Punës së Radio-Televizionit të Kosovës (RTK) dhe perspektivës së tij të ardhshme.

Debati do të mbahet më 17 maj 2024, në orën 11:00 në sallën B01 .

Ky aktivitet është i hapur për të gjithë studentët, stafin akademik dhe qytetarët që janë të interesuar të marrin pjesë dhe të japin kontributin e tyre në zhvillimin e programeve të RTK-së.

Debati gjithashtu do të transmetohet në RTK.