Me tematikën “Histori – Identitet – Integrim” është shënuar 25 vjetori i çlirimit të Kosovës me takimin PanShqiptar Ndërballkanik Euroatlantik.
Në këtë takim morën pjesë studentët edhe stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si pjesë e “Takimit të studentëve të shquar të botës dixhitale në Ballkanin Perëndimor”.
UKZ u nderua me çmimin e madh “Teknologji dhe Inovacion 2050”, ku dekanja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu Hyseni mori çmimin “Ambasador i Teknologjisë së Re” dhe studentët e këtij fakulteti morën çmimin “Perspektiva Dixhitale”.
Profesorët prezent në këtë takim ishin: Prof. Dr. Sadik Haxhiu, Prof. Asoc. Dr. Lindita Nebiu, Prof. Ass.Dr. Aferdita Abdullahu dhe Prof. Asoc. Dr. Ekrem Halimi.
Ndërsa studentët prezent ishin: Qendresa Muji, Donat Dalipi, Erletë Baliqi, Arta Hetemi, Zanfina Shabani, Linda Koprani, Marigonë Musliu, Gazmend Halili, Erjon Canaj, Donat Beqiri, Maldon Misini, Ubejd Morina, Shkurte Saliji, Enese Rashiti dhe Shkemb Musliu.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan