Në Viterbo të Italisë nisi puna në projektin e ri WEBJOU

31 Maj, 2023
Në Tuscia University është zhvilluar takimi i parë koordinues në mes të partnerëve të projektit Erasmus+ WEBJOU. Projekti synon të promovojë shkëmbimin e njohurive dhe inovacionit multidisiplinar të mësimdhënies dhe të mësuarit në realitetin e Ballkanit Perëndimor, në fushat si shkencat e të dhënave, statistikat, vizualizimi, komunikimi dhe e drejta.
Koordinator i këtij projekti është Universiteti i Tuscia-s, përderisa, përpos Universitetit Publik “Kadri Zeka”, partner në këtë projekt janë edhe Universiteti Nova Lisboa, DataNinja, Universiteti Evropian i Tiranës, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Universiteti Aleksandës Moisiu, Kolegji RIT Kosovo (AUK), Kolegji Universum, Universiteti i Novi Sadit dhe Universiteti i Tiranës.