Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë që si rezultat i bashkëpunimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Komunës së Gjilanit, është hapur konkursi për punë praktike tre mujore me pagesë në administratën Komunale.
Nga puna praktike me pagesë, studentët do të përfitojnë mundësinë e jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale përmes punës në një ambient të vërtetë praktikë në komunë. Programi i intershipit tre mujor me pagesë në administratën lokale ju ofron studentëve të programeve studimore në Juridik, Ekonomik dhe Shkenca Kompjuterike një mundësi të shkëlqyer për të zhvilluar njohuritë e tyre në praktikë, duke punuar në projekte konkrete dhe duke u njohur me funksionimin e administratës lokale. Ky bashkëpunim midis universitetit dhe komunës është një hap i rëndësishëm drejt integrimin e teorisë me praktikën dhe drejt përgatitjes së studentëve për t’u futur në tregun e punës.
Afati i fundit për aplikim është dei më 30/04/2024
Për informacione më të detajuara dhe aplikim, klikoni linkun: https://kosovogenu.com/jobs/66223067bdec720c82cd5e0f
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan