Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

16 Shkurt, 2024

Në këtë ditë të veçantë, me ndjenjën më të thellë të krenarisë dhe respektit për të gjithë qytetarët e Kosovës, uroj studentët, stafin akademik dhe administrativ të Universitetit, si dhe të gjithë qytetarët, për 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte pikë kulmore e një rrugëtimi të gjatë të popullit tonë, me plotë sakrifica dhe mund, ku nuk mungoi asnjëherë guximi dhe vendosmëria për të arritur lirinë dhe pavarësinë e merituar.

Në këtë ditë të shënuar, ne përulemi përpara të gjithë atyre që luftuan dhe flijuan për të vënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë. Le të shohim mbrapa me krenari për arritjet dhe progresin që kemi bërë gjatë këtyre 16 viteve të pavarësisë sonë, duke i vlerësuar gjithmonë përpjekjet dhe sakrificat e gjeneratave të mëparshme.

Të gjithë bashkë, me guxim dhe përkushtim, le të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur dhe më të suksesshme për Kosovën tonë të dashur.

Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

 

Me respekt,

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan