Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim kryetarin e Bordit Këshillëdhënës (Industrial) në UKZ z. Arsim Vranovci.
Më këtë rast Rektori Dërmaku i ka dhënë mirënjohje kryetarit Vranovci për kontributin e tij, në mbështetje profesionale në procesin e Riakreditimit Institucional të Universitetit, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në proceset e vazhdueshme të UKZ-së.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është në proces të Riakreditimit Institucional dhe të ri-akreditimit të programeve studimore.
Për këtë kryetari Vranovci, falënderoi për pritjen dhe e siguroi Rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës Industrial.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan