Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për Festën e Vitit të Ri!

29 Dhjetor, 2023

Të dashur studentë, profesorë, punëtorë të administratës, bashkëpunëtorë, përkrahës dhe dashamirë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,

Viti që po e lejmë pas ka sjellë sfida dhe fitore, por ne kemi qenë bashkë për t’i përballur ato, andaj jam krenar për arritjet tona.

Festa e Vitit të Ri është një shans për të filluar një kapitull të ri, për të rritur objektivat tona dhe për të ndarë momente të këndshme.

Le të jemi një familje akademike e fortë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë rrugë të përbashkët të dijes dhe zhvillimit personal e profesional.

Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju ftoj të ecim drejt sukseseve të reja në të ardhmen.

Duke ju uruar të gjithëve për festat e fundvitit, ju dëshiroj shëndet, lumturi e begati në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.

 

Gëzuar për shumë mote!

Prof. Aso. Dr. Artan Dërmaku