Përfaqësues të Universitetit “Kadri Zeka” kanë pritur profesorët nga Universiteti Staffordshirit

3 Dhjetor, 2015

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë qëndruar për një vizitë Profesor Iraj Hashi dhe Jenny Herbert nga Universiteti Staffordshirit në Angli. Në emër të Universitetit “Kadri Zeka”, mysafirët i ka përshëndetur prorektorja për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Shpresë Qamili, e cila gjithashtu i ka falënderuar për bashkëpunim. Ndërkohë që profesor Iraj Hashi dhe Jenny Herbert,  janë takuar me dekanin e Fakultetit Ekonomik, Gëzim Tosuni dhe koordinatoren e projekteve, Luljete Berisha. Qëllimi i takimit mes përfaqësuesve të UKZ-së dhe profesorëve Ndërkombëtar kryesisht kishte të bënte me njoftimin dhe parapërgatitjet për fillimin e  implementimit të projektit  “Entrepreneurial Universities for Industry Alliances / EUFORIA”  në kuadër të programit Erasmus +, në të cilin Universiteti i Stafordshirit është koordinator kryesor kurse Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan është partner në këtë projekt.

Projekti ne fjalë do të implementohet për vitin akademik 2015/2016. Ky projekt ka synim aftësimin e studentëve dhe stafit akademik sipas praktikave më të mira evropiane. Gjithashtu objektiva të këtij projekti janë aftësimi për zhvillimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm në mes të universiteteve brenda në Kosovë dhe universiteteve Evropiane ne mënyrë që universitetet të zhvillojnë dhe t’i përdorin përvojat më të mira për nxitjen dhe zhvillimin e iniciativës ndërmarrëse nëpërmjet formave të ndryshme; kurse, trajnime, dhe shërbime të tjera.

ST1