Mbikëqyrja, monitorimi dhe vlerësimi për kursin e Praktikës Pedagogjike
Qëllimi i trajnimit: Zhvillimi i kapaciteteve të personelit akademik për mësimdhënie cilësore
Duke qenë se jemi në proces të realizimit të Praktikës Pedagogjike dhe njohjes së rolit dhe rëndësisë së këtij kursi, Fakulteti i Edukimit hap thirrjen për të interesuarit që të përmirësojnë kapacitetet e tyre në lidhje me mbikëqyrjen, monitorimin dhe vlerësimin e studentëve gjatë praktikës pedagogjike.
Përmes mbikëqyrjes, monitorimit dhe vlerësimit garantojmë efikasitet dhe cilësi më të lartë të perfomancës së studenteve. Duke pasur parasysh rolin dhe rëndësinë që ka ky kurs për zhvillimin e praktikave cilësore të mësimdhënies, mbikëqyrja, monitorimi dhe vlerësimi i performancës së studenteve, e bën të domosdoshëm që ky proces të jetë i përgatitur mirë dhe me një kujdes të shtuar.
Meqenëse mbikëqyrja, monitorimi dhe vlerësimi janë procese të qëllimshme, atëherë duhet përcaktuar saktë qëllimet, detyrat, pergjegjesit, fushat, teknikat dhe procedurat për realizim të praktikës pedagogjike.
Ky program vjen në përkrahje të zhvillimit, qëndrueshmërisë dhe përfshirjes së stafit të angazhuar në zhvillimin e njohurive, qëndrimeve, shkathtësive për mentorimin e studentëve gjatë praktikës pedagogjike
Trajnimi
Trajnimi do të organizohet me 2 dhe 3 dhjetor 2023, në Fakultetin e Edukimit.
Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutemi regjistrohuni në linkun: [email protected]
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan