Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka pritur në takim pune kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci me bashkëpunëtorë.
Rektori Dermaku e njoftoi kryetarin Vranovci me të arriturat e Universitetit, planet për zhvillim dhe profilizim të UKZ-së, por edhe për sfidat që ka ky Universitet.
Gjithashtu Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Pro. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, e falënderoi kryetarin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri Arsim Vranovci për ndihmën që ka dhëne për Universitetin në periudha të ndryshme, e sidomos me rastin e angazhimit të tij personal në dhënien e çmimit nga UKZ, Doctor Honoris Causa për Eurodeputetin Lukas Mandl, por edhe për angazhimin e tij të pareshtur në vënien e kontakteve me Universitetet dhe shoqërinë Austriake.
Kryetari Vranovci pasi falënderoi për pritjen, e siguroi Rektorin Dërmaku që edhe në të ardhmen do të jetë zëri i Universitetit në të gjitha aspektet, e sidomos si pjesë e Bordit Këshillëdhënës.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan