Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është në proces për hartimin e dokumentit të ri, Planit Strategjik 2023-2027. Për këtë është mbajtur punëtori, ku kanë marrë pjesë Anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, Dekanë të njësive Akademike, Sekretari i Përgjithshëm, përfaqësues të fakulteteve, drejtues të zyrave si dhe përfaqësues nga HERAS+ të cilët që do të ndihmojnë UKZ-në për hartimin e Planit Strategjik 2023-2027.
Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku tha se këtë vit në këtë Plan Strategjik, kemi formuar një grup punues për të hartuar Planin Strategjik, ku janë të përfshirë të gjithë ata akterë që janë pika kyçe për Universitetin. Duke fol për punën e hartimit të PS 2023-2027, Rektori tha se do të bëjmë një vlerësim se çka mundë të përmirësojmë dhe cilat janë sfidat sepse sipas Rektorit Dërmau, Strategjia përcakton objektivat strategjike, specifike dhe aktivitetet e përshtatshme në shërbim të misionit të Universitetit gjatë periudhës 2023-2027.
Kryesuesi i Këshillit Drejtues Dr. Techn Ilir Gjinolli, tregoi rëndësinë që ka Plani Strategjik për zhvillimin dhe për arritjen e objektivave institucionale, një dokument me peshë tepër të veçantë edhe sa i përket akreditimit institucional.
Nehat Dervishi nga HERAS+, tha se është kënaqësi të punosh me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, derisa ka shtuar se ata me ekspertin e angazhuar Belrim Saqipi, do të ndihmojnë UKZ-në për krijimin e Planit Strategjik.
Ndërkohë, secili fakultet ka paraqitur objektivat specifike të strategjisë në tendencë të zhvillimeve dhe zgjerimeve të fakulteteve, hapësirës, inkorporimit të programeve ekzistuese, krijimin e programeve të përbashkëta multidiciplinare, etj.
Në këtë kontekst të pranishmit diskutuan për objektivat specifike në kuadër të këtij plani, kontribuuan me ide zhvillimore direkte në lidhje me formulimin e objektivave strategjike, rezultateve të pritshme dhe vlerave të ngjashme.
Me adresimin e kësaj strategjie, e cila ngërthen në vete një numër të iniciativave strategjike, UKZ synon të përmbushë misionin e saj si institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan