Dekanja e Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Ass. Dr. Fatmire Krasniqi me bashkëpunëtor dhe disa studentë, kanë vizituar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku janë pritur nga Ombudsmani i UIBM, Xhemajl Veliqi dhe studentë të këtij Universiteti.
Në këtë takim është diskutuar dhe vlerësuar lart bashkëpunimi ndërmjet studentëve dhe fakulteteve si dhe njëherësh të dy përfaqësuesit e universiteteve, janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit në projekte të ndryshme në të mirë të studentëve. Kjo vizitë është organizuar falë bashkëpunimit ndërmjet këshillave studentore të të dy fakulteteve juridike.
Pas vizitës në hapësirat e kampusit universitar të UIBM, patën rastin të vizitojnë dhe Kullën e Isa Boletinit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan