Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan të udhëhequr nga Fatmire Krasniqi Dekane e Fakultetit Juridik në UKZ, kanë vizituar Kuvendin e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gjatë vizitës në Kuvend, studentët kanë takuar deputetët që janë pjesë e këtij legjislacioni nga Rajoni i Gjilanit, me të cilët kanë diskutuar tema në interes të tyre, kurse gjatë vizitës në MPJD, ata janë pritur në takim nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ku u diskutua rëndësia e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, të marrëdhënieve ndërkombëtare të saj, strategjitë për avancimin e marrëdhënieve diplomatike si dhe promovimin e vendit në arenën ndërkombëtare edhe përmes diplomacisë publike dhe ekonomike.
Ministrja Gërvalla iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të studentëve, duke u zotuar për vazhdimin e këtij formati të diskutimit jo vetëm në MPJD, por edhe në Universitetin Publik ”Kadri Zeka” të Gjilanit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan