Në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, në Gjilan, Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku së bashku me Dekanët, Stafin Akademik e administrativ, Sekretarin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Parlamentit Studentor, në mënyrë solemne kanë pritur studentët e rinj me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024.
Me këtë rast Rektori Dërmaku u ka dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj, duke shprehur bindjen se studentët e Universitetit Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, janë burime të jashtëzakonshme të diturisë dhe potencialit që do të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ai ju ka thënë studentëve që ju jeni të aftë të arrini suksesin dhe se Universiteti Publik “Kadri Zeka” do të ketë kënaqësinë të ju ndihmojë në rrugëtimin tuaj studimor, sepse ju jeni shpresa jonë për një të ardhme më të mirë dhe më të ndritshme për ndryshime pozitive në shoqërinë tonë.
Po ashtu Rektori Kosumi u ka uruar punë të mbarë në këtë vit të ri akademik gjithë stafit, duke kërkuar nga ta angazhim dhe përkushtim të mëtutjeshëm në punë me qëllim të rezultateve sa më të mira.
Në ndërkohë Drejtues të Fakulteteve, atij të Edukimit, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik, Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, së bashku me stafin e rregullt akademik të Universitetit “Kadri Zeka”, nëpër sallat e caktuar janë paraqitur para studentëve që për herë të parë janë pjesë e Universitetit, duke inkurajuar ata që së bashku do të punojmë që Universitetin Publik “Kadri Zeka”, ta shpijmë drejt sukseseve edhe më të mëdha.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan