Në Stubëll të Epërm të komunës së Vitisë, u mbajt manifestimi kulturor dhe shkencor i parvjetshëm “Takimet e Dom Mikelit”.
Edhe këtë vit bashkorganizator i Akademisë Shkencore ishte Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
Këtë manifestim, nga Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, të pranishmit i ka përshëndetur Prof. Asoc. Dr. Nevrije Bislimi Ismaili, e cila njëherësh ka thënë se si Universitet kemi kënaqësinë që jemi bashkëorganizator të këtij manifestimi kaq madhështor. Sipas saj, takimet e Dom Mikelit, na rikujtojnë historinë e arsimit kombëtar, rëndësinë e madhe të themelimit të shkollës së parë shqipe në Kosovë, më mësuesin Dom Mikel Tarabulluzin.
Takimet e Dom Mikelit, pos rëndësisë që kanë si ngjarje mbarë kombëtare, i dedikohen edhe personaliteteve më të rëndësishme të historisë kombëtare duke pasqyruar kontributin e tyre përmes studiuesve nga të gjitha viset shqiptare me kumtesat e tyre të rëndësishme.
Në këtë edicion temë qendrore e Konferencë ishte autori i njohur “Ernest Koliqi në 120 vjetorin e lindjes”, ku penalistë kanë qenë Profesorët e UKZ-së Nevrije Ismaili e Flamur Maloku si dhe profesori nga Stublla Sar Gjergji, derisa referues ishin: Romeo Gurakuqi me punimin “Themelimi dhe strukturimi i sistemit arsimor në tokat e lirume gjatë Luftës II Botërore”, Veton Latifi “ Diplomacia arsimore e Ernest Koliqit”, profesori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Merxhan Avdyli, u paraqit me punimin “Ernest Koliqi, figure poliedrike në kulturën shqiptare dhe kontributi i tij në zhvillimin e arsimit shqiptar”, si dhe Xhavit Beqiri, “Koliqi – pajtori i traditës dhe modernes”.
“Takimet e Dom Mikelit” mbahen për çdo vjet në të shtunën e fundit të shtatorit, e që fillimin e tyre e kanë në vitin 1990, për të nderuar dhe përkujtuar figurën e madhe Dom Mikel Tarabulluzin, themeluesin e Shkollës së parë Shqipe në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan