Për: Familjen e ish anëtarit të KD-së Kemajl Kurteshi
Lënda: Letër ngushëllim
Me dhembje e me pikëllim të thellë morëm lajmin për largimin nga jeta të ish anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, profesorit Kemajl Kurteshi.
Në këto momente të vështira për Familjen, të afërmit dhe për miqtë e Kemajlit, u qëndrojmë pranë duke ndarë dhembjen së bashku.
Profesori Kemajl Kurteshi, me përkushtimin e tij, ka dhënë kontribut për Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, sa ishte anëtar i Këshillit Drejtues.
Ndarja nga jeta e profesorit Kemajl Kurteshi është një humbje e madhe për familjen, arsimin dhe të gjithë ata që kontribuan së bashku.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet e përzemërta për amshimin e tij!
Prof. Dr. Bajram Kosumi
Rektori i UKZ-së
Leter Ngushellimi per ish anëtarin e KD-së në UKZ Kemajl Kurteshi
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan