Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF), Agron Bajraktari, ka marrë detyrën e kryesuesit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike në Kosovë, ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, do të jetë zëvendëskryesues.
Kryesuesi i KRUPK Agron Bajraktari ka pasuar në këtë pozitë rektorin e Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Zeqir Hashani.
Kryesuesi i ri, Agron Bajraktari, tha se do të angazhohet që bashkërisht të avancoj pozitën e universiteteve publike në vend.
Në takimin ku mori pjesë edhe Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, u diskutua edhe për përgatitjet që kanë të bëjnë me hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2023/24.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan