Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Bajram Kosumi dhe drejtori i Institutit për Shkencë dhe Teknologji (INSI) Ismajl Bahtijari, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku parashihet ngritja profesionale e studentëve të rinj përmes kryerjes së praktikës.
Me këtë marrëveshje palët janë pajtuar të rrisin bashkëpunimin në kuadër të pjesëmarrjes, konkurrimit dhe implementimit të projekteve të ndryshme, që fitohen veçmas ose së bashku me interes të palëve nënshkruese.
Ndër të tjera palët janë pajtuar se do të angazhohen në hartim dhe realizim të projekteve të përbashkëta kërkimore për fusha të ndryshme të jetës ekonomike, politike e shoqërore, nxitjen e iniciativave shkencore akademike midis tyre, sikur midis universiteteve dhe institucioneve të tjera.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan