Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, ka qëndruar në vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në NYSA të Polonisë.
Gjatë kësaj vizite ai ka marrë pjesë në “Javën ndërkombëtare të stafit”, ku ka takuar Rektorin e Universitetit të Shkencave Aplikative në NYSA dhe Prodekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Modernizuara, Prof. Malgorzata Kaminski, me të cilët ka biseduar rreth rritjes së bashkëpunimit mes UKZ dhe NYSA-s, gjetjen e mundësisë së bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të një programi të përbashkët në Gjuhën Angleze si dhe aspekte tjera të bashkëpunimit, pjesëmarrje në projekte të përbashkëta dhe lëvizshmëri të stafit dhe të studentëve mes dy Universiteteve.
Prorektori Leka gjatë qëndrimit në NYSA të Polonisë, ka mbajtur edhe një ligjëratë me temën, “Kosova dhe sfidat e saj rreth anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, para stafit dhe studentëve. Ligjërata ka zgjuar mjaftë interesim nga pjesëmarrësit, derisa është zhvilluar një debat i rëndësishmen rreth temës në fjalë.
Sipas Prorektorit të UKZ-së, ”Ligjërimi në universitete evropiane është një përvojë e jashtëzakonshme, ku përveç ligjërimit mundësia e promovimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” është shumë domethënëse, sepse vendos UKZ-në në hartën e universiteteve Polake rreth bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të mobiliteteve”.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan