Stafi akademik e administrativ dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë marrë pjesë në një sesion informues ku janë njoftuar për mundësitë që ofron Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sa i përket të dhënave statistikore nga fusha të ndryshme e të cilat mund të shërbejnë për projektet hulumtuese dhe punimet e studentëve. Zyrtarët e ASK – së prezantuan platformat si ASKData dhe të tjera, që përdorën për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB etj.
Zyrtaret Hasbije Qerriqi, zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Elona Huruglica eksperte e të dhënave ne Agjenci, shpjeguan për të interesuarit rreth kërkimit të të dhënave në platformat ASKData dhe StartPlanet.
Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e përdorimit të të dhënave nga studentët dhe të interesuarit për punimet e tyre kërkimore, shkencore, temat e diplomës, dhe nevoja tjera.
Sesioni u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”, financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan