Sesion Informues për Studentët e UKZ-së rreth Programit të Punës Praktike Kosovo Generation Unlimited

12 Prill, 2023

Programi i punës praktike Kosovo Generation Unlimited (KGenU) do të mbajë sesionin informues me studentët më datë 13 Prill 2023, e enjte, nga ora 13:00 – 14:00 në sallën A34.

Përgjatë këtij sesioni, do të prezantohet poashtu edhe platforma elektronike Kosovo Generation Unlimited përmes së cilës të rinjtë do të regjistrohen dhe të aplikojnë për punë praktike.

Kosovo Generation Unlimited (KGenU) është në fazë të implementimit të projektit që fuqizon dhe punon me të rinjtë që duan të fitojnë përvojë pune në mjedise profesionale dhe të ndërtojnë aftësitë e tyre, ndërkohë që u ofrohen trajnime dhe mentorë për t’i mbështetur në rrugëtimin e tyre.

Ky projekt ka filluar të implementohet në vitin 2020 nëpërmjet të cilit kanë përfituar rreth 1600 të rinj, ndërsa tani përmes një partneriteti të zgjeruar dhe nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-it dhe Rrjetit CSR Kosova, kjo iniciativë e suksesshme e zhvillimit të aftësive dhe punësimit do të ofrojë hapësirë dhe mundësi për deri në 10,000 të rinj, për dy vite.

Puna praktike ofrohet për të gjithë të rinjtë e moshës 16-24 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës, për 3 muaj.

Nga viti i kaluar projekti po zhvillohet në një partneritet shumë-palësh, nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në partneritet me UNICEF-in në Kosovë dhe Rrjetin CSR Kosova.

Bashkëngjitur keni një broshurë informative rreth projektit si dhe udhëzimet për regjistrimin e të rinjve në platformë.

OnePager_GenU

Udhezues i perdorimit per interna