Thirrje për aplikime për shkëmbim të stafit në Universitetin “Celal Bayar” Manisa, Turqi
Universiteti “Kadri Zeka” është pjesë e projektit KA107 ICM, Erasmus+, në partneritet me Universitetin e Manisas në Turqi.
Programi Erasmus + KA107 ose Shkëmbimi afatshkurtër i stafit (ICM) është një program i mobilitetit plotësisht i financuar që mundëson shkëmbimîn e studentëve, stafit mësimdhënës dhe jo-mësimdhënës midis Universitetit Manisa Celal Bayar, Manisa, Turqi dhe Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
ICM Erasmus + mundëson shkëmbimin e stafit nga Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan për studim dhe trajnim / veprimtari nga të gjitha njësitë akademike dhe administrative të UKZ-së.
Kohëzgjatja e bursave:
– Staf akademik (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)
– Staf administrativ (në kohëzgjatje 5 ditë, + 2 ditë vajtje, ardhje)
Për më shumë gjeni thirrjen: Thirrje per Aplikim per Shkembim te stafit ne Universitetin – Celal Bayar – Turqi – 07.04.2023
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan