Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “ Kadri Zeka”, në mbledhjen e XX-të, të mbajtur më 27.03.2023, mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve studentore në UKZ.
Zgjedhjet e përgjithshme mbahen me qëllim të Konstituimit të këshillave të njësive akademike, Senatit dhe zgjedhjen e Rektorit.
Këshilli Drejtues zgjodhi anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor në pajtim me nenin 6 të Rregullave dhe procedurave për zgjedhjet e përgjithshme në UKZ.
Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në pajtim me Statutin e Universitetit Publik dhe Rregulloreve përkatëse të Universitetit.
Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të miratuar nga KD.
Po ashtu, janë shpallur edhe Zgjedhjet e Studentëve të Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
Komisioni Zgjedhor është themeluar nga kryetari i KD në pajtim me nenin 13 paragrafi 1 dhe 2 i Rregullores për zgjedhjet e studentëve në UKZ.
Deri në konstituimin e Komisionit zgjedhor të gjitha veprimet paraprake zgjedhore do t’i kryej Kryetari i KD-së së Universitetit.
Të gjitha organizatat të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet studentore 2023 duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Administratës Publike dhe të çertifikuara nga Komisioni i Zgjedhjeve të Studentëve.
Zgjedhjet studentore do të mbahen në pajtim me Statutin e Universitetit Publik ”Kadri Zeka”, Rregulloren për zgjedhjet e studentëve dhe sipas planit dinamik të hartuar nga Komisioni i zgjedhjeve.
Këshilli Drejtues i UKZ-së, në mbledhjen e XXI të mbajtur me 14.04.2023, ka miratuar ndryshimi i agjendës për zgjedhjet e përgjithshme sipas dinamikes së procesit zgjedhor për vitin 2023 në Universitetin Publik ” Kadri Zeka” Gjilan.
DINAMIKA E PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME NË UNIVERSITETIN PUBLIK “KADRI ZEKA”
1. | Vendimi mbi shpalljen e zgjedhjeve | 27.3.2023 | |
2. | – Formimi i Komisionit Qendror Zgjedhor | 03.4.2023 | |
Zgjedhja e Këshillave të Njësive Akademike të UKZ-së;
– Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik – Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Administrata- nëse janë me shumë se dy zyrtar në një |
|||
3 | Kandidimi nga stafi akademik dhe administrativ për anëtarë të senatit të UKZ-së në KQZ të Fakultetit |
19.04.2023
08:00 – 14:00 |
|
4 | Dita e zgjedhjeve | 25.04.2023 | |
5 | Shpallja e rezultateve te zgjedhjeve | 26.04.2023 | |
6 | Periudha e ankesave | 27-28.04.2023 | |
7 | Shpallja e rezultateve përfundimtare pas ankesave dhe hedhjes eventuale të shortit për shkak të votave të barabarta |
02.05.2023 | |
8 | Mbledhja konstituive e këshillave të fakulteteve me këtë rend dite :1.Konstituimi i Këshillit te Fakultetit.a.Verifikimi i mandateve te anëtareve te KFb. Nënshkrimi i deklaratës etike2. Zgjedhja e kryesuesit te përkohshëm te Dekanit ne senat.3. Zgjedhja e kandidatit për pozitën e dekanit |
18.5.2023 | |
– Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Juridik | 18.5.2023 | ||
– Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike |
18.5.2023 | ||
10. | Mbledhja konstituive e Senatit me këtë rend dite
1. Konstituimi i Senatit a. Verifikimi i mandateve te anëtareve te senatit b. Nënshkrimi i deklaratës etike. 2. Zgjedhja e Kryesuesit te përkohshëm te Senatit. 3. Zgjedhja e Dekanëve te fakulteteve |
22.05.2023 | |
11. | Shpallja e Konkursit për zgjedhjen e Rektorit të UKZ-së | 26.05.deri më 09.06.2023 | |
12. | Shqyrtimi i dokumentacionit | 12.06.deri më 19.06.2023 | |
13. | Zgjedhja e Rektorit të UKZ-së | 29.06.2023 |
Agjenda finale per zgjedhjet e pergjithshme
DINAMIKA E PROCESIT ZGJEDHOR PËR ZGJEDHJET STUDENTORE
Nr. | Përmbajtja | Periudha kohore | Ora |
1. | Marrja e vendimit për shpalljen e zgjedhjeve | 27.03.2023 | |
2. | Konstituimi i KQZ-së së Studentëve | 03.04.2023 | 15.00 |
3. | Konstituimi i komisioneve te Fakulteteve | 04.04.2023 | 15.00 |
4. | Regjistrimi i Organizatave Studentore në KQZ | 05-12.04.2023 | 15.00 |
5. | Certifikimi i Organizatave Studentore nga KQZ | 13.04.2023 | 15.00 |
6. | Dorëzimi dhe certifikimi i listave të kandidatëve për PS dhe KS në KQZ |
18.04..2023 | 15.00 |
7. | Tërheqja e shortit nga organizatat e certifikuara nga KQZ Fushata zgjedhore e OS |
19.04.2023 | 14.00 |
8. | Fushata zgjedhore e OS | 20.04 deri më 26.04.2023 | |
9. | Verifikimi, miratimi dhe shpallja e listës preliminare të studentëve me të drejtë vote nga KQZ |
15-23.04.2023 | |
10 | Periudha e ankesave ndaj listave preliminare të studentëve me të drejtë vote të miratuara nga KQZ |
24-26.04.2023 | |
11. | Shpallja e listës përfundimtare të studentëve me të drejtë vote nga KQZ |
27.04.202023 | |
12. | Përgatitja e materialit zgjedhor, fletëvotimeve, materialit zgjedhor, procesverbaleve |
26-28.04.2023 | |
13. | Akreditimi i vëzhguesve | 02.05.2023 | 14.00 |
14 | Dita e mbajtjes se zgjedhjeve | 04.05.2023 | 07-19.00 |
15. | Rezultatet preliminare | 05.05.2023 | |
16. | Periudha e ankesave | 06-09.05.2023 | |
17. | Shpallja e rezultateve përfundimtare | 15.05.2023 | |
18. | Konstituimi i Parlamentit Studentor | 12.05.2023 | 13.00 |
19. | Konstituimi i Këshillave Studentore të Fakulteteve | 15.05.2023 |
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan