Afati i paraqitjes së provimeve në nivelin bachelor dhe master – Afati i Janarit 2022/2023

11 Janar, 2023

Njoftohen studentët në nivelin bachelor dhe master të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, se paraqitja e provimeve për Afatin e Janarit 2022/2023  mund të bëhet si në vijim:

Fakulteti i Edukimit nga data 11.01.2023 deri më datën 19.01.2023 ora 23:59.

Fakulteti Juridik nga data 11.01.2023 deri më datën 19.01.2023 ora 23:59.

Fakulteti Ekonomik nga data 11.01.2023 deri më datën 18.01.2023 ora 23:59.

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në nivelin Bachelor nga data 11.01.2023 deri më datën 19.01.2023 ora 23:59.

Fakulteti i Shkencave Aplikative nga data 11.01.2023 deri më datën 19.01.2023 ora 23:59.

Vërejtje: Paraqitja e lëndës: Punim Diplome, në nivelin bachelor nuk duhet të bëhet në këtë afat. Për hapjen e Afatit të Janarit 2022/2023 për paraqitje të provimit të diplomës do të ju njoftojmë me kohë.

Në bazë të Vendimit të MASHT nr. 01B/344, studentët nuk janë të obliguar të bëjnë pagesë për paraqitjen e provimeve.

 

Suksese!