Ftesë/UKZ do të organizojë një takim bashkëbisedues me prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe Behar Gjoka

10 Janar, 2023

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të organizojë një takim bashkëbisedues me prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe Behar Gjoka

Takimi mbahet në amfiteatrin A34 në UKZ, të premten më 13.1.2023, prej orës 11:00.

Ftoheni të merrni pjesë!

Disa nga veprat letrare dhe studimore të autorit:

 

Botimet

–          Në vitin 1996, boton vëllimin me tregime Udhëkryq, ShB Toena, Tiranë.

–          Në 1999, romani Shitësi i gurëve të varrit, ShB Toena, Tiranë.

–          Në 2000 merr çmim për romanin Orët e Ringjalljes, ShB Buzuku, Prishtinë.

–          Në 2002 boton librin studimor Poetika e Budit, ShB Albas, Tiranë, i cili në konkursin Kombëtar të Ministrisë së Kulturës të vitit 2003 merr çmimin kombëtar “Penda e Argjendtë”.

–          Në 2004 boton studimin Proza e Kutelit, ShB Ideart, Tiranë.

–          Në 2005 boton studimin Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe, ShB Vatra, Tiranë.

–          Në 2006, riboton studimin Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe, SHB Albas, Tetovë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.

–          Në 2007 boton studimin Sistemi Letrar Piramidal, ShB Faik Konica, Prishtinë.

–          Në 2007 boton romanin Mashtrim i Bukur, ShB, Logoreci, Tiranë.

–          Në 2008 boton studimin Kadareja i Rilexuar, ShB  Princi, Tiranë.

–          Në 2009 ribotohet romani Orët e Ringjalljes, ShB Argeta, Tiranë.

–          Në 2010 botohet studimi Kuteli dhe Letrarja, ShB Argeta, Tiranë.

–          Në 2010 botohet gjithashtu edhe studimi Martin Camaj-shkrimtaria e tij, SHB OMBRAGVG, Tiranë, i cili u nderua në Panairin e Librit të këtij viti si libri më i mirë studimor.

–          Në 2011 botohet studimi Migjeni në pakohësi, ShB ËEST, Tiranë.

–        Në 2011 botohet në Kosovë libri Shkrimtari i dy anëve të kufirit, mbi krijimtarinë letrare të Agim Gjakova.

–          Në 2012 botohet libri Autonomia e kritikës letrare, Sh B OMBRAGVG, Tiranë.

–          Në 2013 botohet libri Fenomeni Blushi, UET Pres, Tiranë.

–          Në 2016 botohet romani Pengu i ËndrrësBuzuku, Prishtinë.

–          Në 2021, botohet romani Qyteti i hienave, F. Noli, Tiranë.

–       Në 2022, botohet monografia Hejza e Pashkut, Buzuku, Prishtinë, i cili u nderua në Panairin e librit Prishtinë 2022, si dhe në Panairin e librit Fier 2022, si libri më i mirë në kritikën letrare.

–           Në vitin 2022 botohet monografia Shenja Açka, Qendra Budi, Tiranë, që ka marrë në analizë poezinë dhe romanet e autores Flutura Açka

 

Ju mirëpresim!