Shfaqjet “Hirushja”, “Shtëpia prej bore” dhe “Rosaku topolaku” erdhën në skenën e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan në një version krejt të veçantë nga studentët e Fakultetit të Edukimit, në vigjilje të festës së Vitit të Ri 2023.
Studentët e Fakultetit të Edukimit, drejtimi Parashkollor, nën udhëheqjen e profesorit te artit Ahmet Ibrahimi dhe në kuadër të lëndës Dramatizimi dhe shfaqja me kukulla, para disa fëmijëve të institucioneve parashkollore të Gjilanit dhe para studentëve e stafit të UKZ-së, luajtën përrallat “Hirushja”, “Shtëpia prej bore” dhe “Rosaku topolaku” , nga të cilat fëmijët u kënaqen shumë.
Sipas profesorit Ahmet Ibrahimi, qëllimi i këtyre shfaqjeve është i qartë që në këtë muaj festash, ti gëzojnë fëmijët dhe të gjithë të tjerët.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan