Menaxhmenti i UKZ-së ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it në Gjilan

22 Dhjetor, 2022

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar në një vizitë komandanti i ri i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk   për Rajonin e Gjilanit në Kosovë, Kapiten Engin Binkuyu me bashkëpunëtorët e tij.

Ai është pritur në takim nga Prorektori për Mësim , Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve, Xhevdet Thaqi, Prorektori për Buxhet dhe Financa, Bajram Fejzullahu dhe Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu.

Prorektori Xhevdet Thaqi e ka informuar Komandatin Engin Binkuyu për aktivitetet, zhvillimet dhe të arriturat e Universitetit, derisa e ka falënderuar atë  për gatishmërinë që KFOR ka për të ndihmuar UKZ-në.

Kurse Prorektori Bajram Fejzullahu ka falënderuar Komandantin Engin Binkuyu për vizitën dhe për  mbështetjen e madhe që KFOR ka në ruajtjen e sigurisë  në Kosovë.

Nga ana e tyre komandanti Engin Binkuyu me bashkëpunëtorët e tij premtuan vazhdimin e bashkëpunimit dhe treguan mundësitë e ndihmës për UKZ-në përmes ndërmjetësimit me organizatat e ndryshme të Turqisë.

Në ndërkohë të gjithë së bashku  kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimeve të mëtutjeshme.