Organizuar nga Fakulteti Ekonomik në partneritet me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), në Universitetin Publik “Kadri Zeka” u mbajt tryeza e debatit me temën: “Mundësitë për ndërmarrësit pas pandemisë COVID 19”, në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë – #GEË Kosova 2022. Përfaqësues të bizneseve treguan përvojat e tyre gjatë kësaj kohe dhe mundësitë që janë krijuar për ndërmarrësit pas kësaj periudhe, përkatësisht kërkesat e reja në periudhën pas-pandemike.
Erton Namoni nga kompania “ASK-Food”, Fitore Rrudhani nga kompania “Floil”, Armend Ukshini nga organizata “Aralytics” si dhe Migjen Toska nga kompania “Toska Electronics”, vunë theksin te fakti që në periudhën pos-tpandemike ndërmarrësia ka nevoja të shtuara për kuadro që përshtaten në ndryshimet teknologjike. Ata thuaja njëzëri konstatuan se për këtë kategori të kuadrove ka shumë kërkesa nga ana e bizneseve, duke përcjell porosinë të studentët që duhet të përgatiten në këtë drejtim.
Në këtë bashkëbisedim mes ndërmarrësve dhe studentëve e profesorëve u trajtuan edhe tema specifike për mundësitë që studentët nesër të jenë vetë ndërmarrës. U theksua nevoja e mbështetjes së ndërmarrësisë në Kosovë pasi që ajo është motori i zhvillimit ekonomik.
Në fund, Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, ka falënderuar panelistët për kontributin në organizimin e këtij debati, për të cilin tha se do të jetë si një fillim që do të vazhdoj të bëhet më i shpeshtë e jo vetëm në kuadër të GEW, duke e rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin mes Fakultetit dhe bizneseve.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan