Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfaqësuar nga Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Qendra Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar në Tiranë, përfaqësuar nga përfaqësuesi ligjor Z. Geron Kamberi kanë nënshkruar marrëveshja bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është bashkëpunimi midis dy institucioneve duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale e akademike dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit.
Bashkëpunimi i ndërsjellët i palëve do të realizohet në fushat e bashkëpunimit si partnerë në projekte të ndryshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit të arsimit: projekte lokale, vendore, rajonale, kombëtare e ndërkombëtare kryesisht të financuara nga BE si Erasmus +, Horizon 2021 etj.; organizimin e përbashkët të aktiviteteve shkencore, ekonomike dhe kulturore nëpërmjet simpoziumeve, konferencave e debateve; shkëmbimin e literaturës shkencore dhe përvojës lidhur me lidershipin dhe menaxhimin në arsimin, si dhe bashkëpunime në kuadër të trajnimeve të ndryshme.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan