Është mbajtur gjysmë maratona “Vrapojmë shtigjeve të Agimit”, ngjarja e parë sportive e këtij niveli në Komunën e Gjilanit.
Organizator të kësaj gjysmëmaratone ishin: Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Komuna e Gjilanit, Federata e Atletikës së Kosovës, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës dhe Sporti Shkollo, e cila i është kushtuar heroit tonë kombëtar Agim Ramadani.
Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në këtë gjysmë maratonë ka marrë pjesë edhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, i cili ka përfunduar garën në 21.138 KM për dy orë.
Pozita e parë i ka takuar Musa Hajdarit nga Kamenica, i cili shtegun e kaloi për 1 orë 14 minuta e 29 sekonda, derisa te kategoria e femrave, e para doli, Gresa Bakraçi me kohë 1 orë e 25 minuta e 31 sekonda.
Fituesit në të gjitha kategoritë/disiplinat janë si vijon:
Gjysmëmaratona – Kategoria Meshkujt
Musa Hajdari – Kamenicë – 1:14:29
Albion Ymeri – Prishtinë – 1:18:05
Muxhahid Mislimoski – Kërçovë – 1:19:26
Emin Grajçevci – Lipjan – 1:24:47
Gjysmëmaratona – Kategoria Femrat
Gresa Bakraçi – Pejë – 1:25:31
Biljana Kiradijeva – Shkup – 1:30:46
Naile Seferaj – Prishtinë – 1:35:51
Odeta Belegu – Pejë – 1:38:43
Vrapimi 5 km Junior – Kategoria Meshkujt
Genc Isufi – Prishtinë
Olti Bytyçi – Malishevë
Granit Ahmeti – Prishtinë
Vrapimi 5 km Junior – Kategoria Femrat
Ornela Belegu – Pejë
Aurora Vata – Suharekë
Medina Lushaku – Podujevë
Vrapimi 5 km Veteran – Kategoria Meshkujt
Bledar Mesi – Shqipëri
Ragmi Ibrahimi – Preshevë
Naim Foniqi – Lipjan
Vrapimi 5 km Veteran – Kategoria Femrat
Natyra Shala – Pejë
Luljeta Shala – Podujevë
Majlinda Canolli – Prishtinë
Vrapimi 2 km Pionier- Kategoria Meshkujt
Lorent Mazreku – Malishevë
Bleron Bytyçi – Malishevë
Rexhep Ahmeti – Gjilan
Vrapimi 2 km Pionier- Kategoria Femrat
Velona Mani – Podujevë
Merve Spahi – Prizren
Enilda Zeqiri – Lipjan
Persona me aftësi të kufizuar – Kategoria Meshkujt
Reshat Haliti – Gjilan
Avdyl ibishi – Gjilan
Dren Demi – Gjilan
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan