I ka zhvilluar punimet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” e cila u organizua nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Kryesuesi i Konferencës Prof. Dr. Xhevdet Thaqi, njëherësh Prorektor për Çështjet Akademike, Kërkime Shkencore dhe Studentore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.
Kurse hapjen e Konferencës e bëri Rektori i UKZ-së Prof.Dr. Bajram Kosumi i cili u dëshiroi suksese pjesëmarrësve në Konferencën Ndërkombëtare ”Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë”. Rektori Kosumi në fjalën e tij ka thënë se, ka gjasa që teknologjia digjitale është shpikja më e madhe në historinë e njerëzimit. Ajo sot është promotori dhe gjeneratori kryesor i zhvillimit ekonomik. Fabrikat e shekujve XIX-XX sot është kompjuteri.
Rektori ka thënë se digjitalizimi i dijeve, i përvojës dhe inteligjencies njerëzore është hap i madh drejt njeriut të shumë dijshëm. Sipas tij, disa popuj e disa kultura kanë ecur përpara në këtë drejtim. Në Kosovë dhe në kulturën shqiptare ka një ngecje, dhe kjo ngecje është paradoks më vete. Sipas Rektorit Bajram Kosumi, ndërkomunikimi shkencor sot është bërë më i rëndësishëm se asnjëherë deri tash. Proceset e globalizmit, të cilat në masën më të madhe mbështeten në mundësitë që krijon teknologjia digjitale, e bëjnë të domosdoshëm komunikimin e të arriturave tona shkencore, ka thënë ndër të tjerash Rektori Kosumi.
Në fund Rektori ka uruar të gjithë për konferencën, duke ju dëshiruar që të prezantojnë të arriturat e tyre shkencore dhe të diskutojnë në fund të çdo sesioni për çdo të arritur.
Në këtë konferencë me fjalë përshëndetëse të pranishmëve u është drejtuar zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci, Geron KABERI – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Lidership Shkollor (CSL), si dhe përfaqësuesit e institucioneve organizative të konferencës, Irena Nikaj, Monika Hasani, Universiteti Ismail Qemali, Vlorë SHQIPËRI, Nehat DERVISHI – Koordinator Tematik për Arsimin e Lartë, HERAS Plus, Ali PAJAZITI – Kryetar i Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), Besim GOLLOPENI – Kryetar i Forumit Sociologjik Ballkanik, Ismajl BAFTIJARI – Drejtor, Instituti për Shkencë dhe Teknologji, si dhe Krešimir Žažar – Universiteti i Zagrebit, KROACI.
Prof. Dr. Leke SOKOLI – Koordinator i Institucioneve Partnere të Konferencës së bashku me zëvendës Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Dukagjin Pupovci, kanë ndarë Çmimi për Përsosmëri në Kërkim dhe Praktikë, ), Besim GOLLOPENI – Kryetar i Forumit Sociologjik Ballkanik.
Ndërsa Rektori i UKZ-së Prof. Dr. Bajram Kosumi i ka dhuruar stafetën Universitetit Ismail Qemali, nga Vlora e Shqipërisë, për organizimin konferencës së ardhshme ndërkombëtare: “Kapitali social dhe sfera publike në shoqërinë bashkëkohore”.
Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” që i organizoi punimet ne sesionin plenar, në sesione speciale dhe sesione të përbashkëta, janë paraqitur për prezentim 162 Punime me gjithësejtë 264 autrorë, ko-autorë dhe kontribuues tjerë shkencorë dhe profesionistë, nga 22 vende të ndryshme të rajonit dhe botës.
Temat e konferencës ishin: Tema qendrore: “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë”, tema të tjera ishin: nga 15 seksione, Konferenca e Dytë Vjetore e Lidershipit të Shkollës (CSL – AADF), Kultura, Artet, Sfera Publike dhe Komunikimi; Popullsia, Migrimi dhe Diaspora; Arsimi dhe Sporti; Politika, Demokracia, Integrimi dhe Ligji; Feja, Sjellja Kolektive dhe Lëvizjet Sociale; Martesa, Familja, Mirëqenia, Politika Sociale dhe Komuniteti; Fëmijëria, rinia, koha e lirë, plakja dhe gjinia; Puna, Profesionet, Organizimi, Çështjet Urbane dhe Rurale; Studime krahasuese, historike, rajonale, globale dhe të së ardhmes; Siguria, Shëndeti Publik, Devijimi dhe Kontrolli Social; Marrëdhëniet etnike, nacionalizmi, të drejtat e njeriut; Mjedisi, Ekonomia, Turizmi dhe Zhvillimi; Shkencë, Teknologji, Dixhitalizim dhe Inovacion; Seksioni i Studentit (Teknologjia dhe Shoqëria në këndvështrimin e studentit)
Për pjesëmarrësit janë ndarë edhe certifikata.
Institucionet organizative të Konferencës Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në formësimin e shoqërisë” janë: Universiteti Publik ” Kadri Zeka” në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, University of Zagreb, Universitetin e Mitrovicës, University of Montenegro, Universitetin e Prizrenit, Universitetin e Durrësit, Universitetin Nënë Tereza; Kolegji AAB, Albanian Sociological Association (ALBSA), Balkan Sociological Forum; Institute for Science and Technology(INSI); Institute of Sociology, Demographic Research and Innovation (ISDI)
Kjo konferencë vazhdoi vargun e konferencës së 17-të “AIS-ALBSA” dhe Konferencës së 2-të vjetore të “Scholar Leadership (CSL-AADF).
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan