BPB fton studentët të bëhen pjesë e Programit Junior

19 Tetor, 2022

Përshëndetje të dashur studentë,

Banka për Biznes, dëshiron të prezantoj Programin Junior – Gjenerata e Gjashtë për studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Programi ofron mundësi të angazhimit të të rinjve në trajnim dhe përgatitje profesionale nga stafi i bankës të specializuar në fusha të ndryshme të industrisë, për periudhë 3-4 muaj. Ky Program do të zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë, një mjedis inovativ  i cili to të mbështes zhvillimin e studenteve me hulumtimet, teoritë dhe praktikat më të fundit.

Gjatë gjithë kohës në program, studentët do të kalojnë në një seri të moduleve të trajnimit, të cilat përqendrohen në aftësi të buta dhe profesionale që do të ndihmojnë të zhvillohen si punonjës të BPB-së dhe të krijojnë një rrjet të madh të kolegëve, dhe më pas mundësi punësimi në bankën tonë.

Banka mirëpret në mënyrë aktive aplikantë me kualifikime të ndryshme, prandaj nëse janë duke studiuar ekonomi, financë, teknologji informative, analizë të të dhënave, matematikë financiare, juridik – për të përmendur vetëm disa – dhe Banka nw fjalw po kërkojnë studentë që krenohen me aftësinë e tyre për të bashkëpunuar me të tjerët, fokus për t’u përmirësuar, dhe dëshirë të theksuar për të mësuar. Aftësia për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, por gjithsesi për të propozuar zgjidhje të menduara për problemet është thelbësore. Duamë njerëz që i shohin sfidat si mundësi dhe kanë dëshirë të rriten dhe të zhvillohen.

 

Të intersuarit duhet të plotësojnë aplikimin online në link:https://www.bpbbank.com/karriera/aplikacion-per-punesim/?job_id=447

Shih broshuren:Broshura_Informuese_Programi Junior 6