Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, prof. dr. Bajram Kosumi, ka takuar sot një grup studentësh të Fakultetit Juridik të UKZ-së, që janë duke ndjekur studimet e vitit të III-të, të cilët kanë shprehur dëshirën që të takojnë Rektorin dhe të vizitojnë zyrat në rektorat.
Takimet e tilla me studentët me të cilët mund të bashkëbisedojë për çështjet që i preokupojnë ata, rektori i konsideroi mjaftë të rëndësishme.
Ai pasi u njoftoi studentët me punën e zakonshme të tij në Universitet, nga takimet me Prorektorët, Dekanët, Sekretarin e Përgjithshëm dhe stafin tjetër,
Rektori Kosumi inkurajoi studentët që të bëhen pjesë e transformimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, teksa i siguroi që ai dhe ekipi i tij janë çdoherë pranë tyre për të dëgjuar ankesat, kërkesat dhe idetë për ndryshim.
Pritjen nga Rektori studentët pjesëmarrës në takim e konsideruan unike, kreative por edhe të dëshirueshme, ndërkohë që e falënderuan atë për hapësirën dhe kohën që pati mundësi të ndajë për ti takuar.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan