Njoftim për zgjatje të afatit për aplikim në studimet Master
22 Shtator, 2022
Bazuar ne kërkesën e Parlamentit Studentor te UKZ-se për vazhdimin e afatit te aplikimit ne studimet master, Menaxhmenti i Universitetit ka vendosur qe te zgjasë afatin deri me date 30 shtator 2022.
- Detajet lidhur me kohen e mbajtjes se provimit pranues do te shpallen ne ueb faqen e Universitetit te hënën me date 03.10.2022
- Provimi pranues do te mbahet ditën e marte me date 04.10.2022
- Shpallja e rezultateve preliminare te provimit pranues do te publikohet ne ueb faqen e Universitetit me date 05.10.2022
- Kandidatet te cilët nuk janë pranuar mund te paraqesin ankese ne shërbimin përkatës me date 06-07.10.2022
- Shqyrtimi i ankesave nga komisionet e programeve përkatëse do te behet me date 10.10.2022
- Rezultatet përfundimtare pas ankesave do te publikohen me date 11.10.2022
Regjistrimi i kandidateve te pranuar ne studimet Master do te behet sipas këtij orari ne zyrën e IT-se.
- Për programet e Fakultetit te Edukimit, me date 12.10.2022 nga ora 9.00 -11:00 dhe 13:00-15:00.
- Për Fakultetin Juridik, me date 12.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00-15:00
- Për programet e Fakultetit te Shkencave Kompjuterike, me date 13.10.2022 nga ora 9:00-11:00 dhe 13:00 – 15:00.
Me respekt,
Menaxhmenti i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Gjilan
Njoftim për vazhdim të afatit për aplikim në studimet Master