Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it-turk ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”, ku është pritur nga Rektori Bajram Kosumi. Në këtë takim Rektori Kosumi i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit. Ndërkohë ka njoftuar Mehmet Kaplan, komandant i Ekipit Monitorues të Mbikëqyrjes ( LMT ), në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti “Kadri Zeka”, që nga themelimi i tij e deri më tani përpos marrëveshjeve tjera, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dy Universitete të Turqisë , atë të Trakyas dhe të Nigdes. Rektori Bajram Kosumi ka thënë se si universitet jemi të hapur edhe për bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme. Mehmet Kaplan komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit ka shpreh interesim rreth proceseve në Universitet, siç është pranimi i studentëve, respektivisht studentëve të komuniteteve jo shqiptare. Lidhur me këtë Rektori ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” është i hapur për të gjithë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan