Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2022-2023

16 Shtator, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2022-2023.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve MASTER, për vitin akademik 2022/2023, do të regjistrojë 185 studentë të rregullt.

Nga numri i përgjithshëm  i  përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri 23  studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT dhe Senati, mund të pranohen edhe kandidatët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja 2% . Numri i studentëve të rregullt që do të pranohen si në paragrafin 1 të pikës I është  deri 5 studentë . Kandidatët të cilët kanë lindur në vendet e sipërshënuara, ndërsa shkollimin e mesëm e kanë kryer në ato vende.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga Senati, mund të pranohen edhe 2 %   e kandidatëve nga Shqipëria dhe Maqedonia, përkatësisht 5 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga Senati, mund të pranohen edhe 1 %   e kandidatëve nga Mali i Zi, përkatësisht 2 studentë të rregullt, për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Kandidatët nga Shqipëria, mbështetur në marrëveshjen e datës 20.06.2022 e lidhur ndërmjet dy ministrive respektive, mund të regjistrohen edhe në kuadër të numrit të përgjithshëm të studentëve me kushte të barabarta me ata kosovarë.

Të drejtë pranimi në Universitetin “Kadri Zeka”  kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses studimet themelore në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master oraret do të jenë si në vijim:

Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 19.09.2022 deri më 27.09.2022 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen edhe ditën e shtunë me përjashtim të dielave).

  1. Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në shërbimin përkatës të Masterit, si dhe në ueb-faqen e universitetit.
  2. Provimi pranues do të mbahet të enjtën më datë 29.09.2022.

Detajet lidhur me kohën  e mbajtjes së provimit pranues do të shpallen në ueb faqen e universitetit të enjten më datë 28.09.2022.

  1. Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.

Në kohën e mbajtjes së provimit pranues kandidatët nuk mund të kenë pranë vetes telefona celularë dhe asnjë mjet  tjetër teknologjik.

  1. Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 30.09.2022 në ueb-faqen e universitetit.
  2. Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim nga fakulteti.
  3. Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen shërbimit të studentëve të Masterit ose ta vizitojnë faqen e internetit: smu.uni-gjilan.net

Konkurs për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve Master në vitin akademik 2022-2023

Shkarko