Një ekip i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan i përbërë nga Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti, Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu në lidhje online, Ass. Arbenita Kosumi, Ass. Detrina Alishani Sopi, Mensur Ajeti nga zyra e financave dhe Luljete Berisha e Betim Berisha nga zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në UKZ, këtë javë kanë marrë pjesë në trajnimin në kuadër të projektit SIAHDPC.
Trajnimi ka pasur të bëjë me procesin e finalizimit të lëndëve të cilat do të pilotohen gjatë vitit akademik 2022/2023, siç janë: ndërlidhja e lëndëve me Entrecomp dhe Digicomp si dhe rreth qendrave digjitale që do të krijohen.
Ndërkohë, në kuadër të këtij trajnimi qw po mbahet në kolegjin Heimerer , do të mbahet edhe dissemination/ promovimi i këtij projekti, ku Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti do të mbaj një prezantim mbi Inovacionin dhe Ndërmarrësin.
Projekti SIAHDPC financohet nga programi ERASMUS + dhe do të zgjas deri në fund të vitit 2023.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan