Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, së bashku me Prorektorët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, kanë pritur në një takim Rektoren e Universitetit PH Zug nga Zvicra Prof. Dr. Esther Kamm, me bashkëpunëtorët Prof. Dr. Clemens Diesbergen, Prof. Marcus Buesberger dhe Mr. Patrick Pfeuffer. Rektori Kosumi pasi ju ka dëshiruar mirëseardhje delegacionit zviceran, ka njoftuar ata për zhvillimet, punën dhe të arriturat e Universiteti. Ai ka folur për procesin e Akreditimit në UKZ, për Sigurimin e Cilësisë, për procesin mësimor, stafin akademik e administrativ dhe raportin profesor-student, për bashkëpunimin ndërkombëtar, projekteve ERASMUS+, partneritetet, etj.
Nga ana tjetër edhe udhëheqësit e Universitetit Zug, Rektorja Prof. Dr. Esther Kamm, ka falënderuar menaxhmentitn për pritjen, derisa ka thënë se është e entuziazmuar me punën dhe përkushtimin në UKZ.
Më pas është mbajtur një takim me Dekanin e Fakultetit të Edukimit Prof. Asoc. Merxhan Avdyli, profesorë, asistentë dhe studentë të Fakultetit të Edukimit, student Alumni të mobilitetit në PH Zug dhe student tjerë të cilët do të jenë pjesë e mobilitetit në vitin 2022. Gjatë këtij takimi është diskutuar për sistemin e arsimit në Kosovë, për bashkëpunimin e ardhshëm, idetë dhe planet e reja.
Në ndërkohë, është organizuar punëtori ku Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni ka mbajtur një ligjëratë me temë “Situata me pandeminë Covid 19 dhe ndikimi i teknologjisë në jetën tonë”, pastaj Prof. Ass. Dr. Kastriot Dermaku po ashtu ka mbajtur ligjeratë me temën “Si e trajtoi UKZ mësimin online në shifra”, derisa Mr. Valon Syla udhëheqës i zyrës së IT-së në UKZ ka prezantuar shifrat e mësimdhënies online në UKZ gjatë kohës së pandemisë. Më pas është diskutuar rreth shkëmbimit të eksperiencave mes UKZ-së dhe PH Zug.
Delegacioni nga Zvicra, ka vizituar edhe objektin e Universitetit, hapësirat mësimore, laboratorike dhe administrative, bibliotekën universitare, kanë takuar disa studentë me të cilët kanë biseduar bashkërisht rreth zhvillimit të procesit mësimor në përgjithësi.
Mysafirët nga Zicrra do të vazhdojnë aktivitetet e tyre edhe gjate ditëve në vijim, ku nesër do të kenë takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, do të vizitojnë Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” ku do të takohen me drejtorin z. Florim Maloku dhe mësimdhënësit e shkollës dhe po ashtu do të ketë vizitë edhe në Shkollën Fillore “Musa Zajmi”, do të takohen me drejtorin z. Ramadan Dërmaku dhe mësimdhënësit e shkollës, për të diskutuar rreth punës së mësimdhënies që bëhet nëpër ato shkolla.
Pas këtyre vizitave, do të realizohet edhe tryezë e rrumbullakët ku nga përfaqësuesit e PH Zug dhe stafi i Fakultetit të Edukimit, Fitore Malaj Avdyli Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi, studentë të UKZ-së, do te diskutohet rreth shkëmbimit të përvojave për aspektet pedagogjike të mësimdhënies në Fakultetin e Edukimit, metodologjinë e Mësimdhënies, se si mësohet matematika në UKZ dhe PH ZUG, rreth sigurimit të cilësisë në UKZ, etj..
Delegacioni nga PH Zug po ashtu do të ketë takim një darkë pune, në të cilën janë ftuar të merrni pjesë kryetarë të komunave Gjilan, Kamenicë, Viti si dhe biznesmenët shqiptar në Gjilan, të cilët janë kthyer nga Zvicra për të investuar në Kosovë. Po ashtu, i ftuar special është Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, z. Thomas Kolly.
Delegacioni nga Universiteti PH Zug, ditëve në vijim, do të vizitojë Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, qytetin e vjetër të Prizrenit, Monumentin e NEË BORN-it, Monumentin e Heroinës, Katedralen në Prishtinë, etj.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan