FTESË / THIRRJE PUBLIKE PËR PARAQITJEN E NOMINIMEVE PËR DY (2) GJYQTARË NË GJYKATËN KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

5 Shtator, 2022

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, në pajtim më nenin 114.1 të Kushtetutës dhe më nenet 4 dhe 6, të Ligjit Nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, fton Kuvendin e Republikës së Kosovës, institucionet gjyqësore, fakultetet juridike, Odën e Avokatëve, Shoqatën e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve, partitë politike, personat e tjerë relevantë juridikë dhe individët, që të propozojnë kandidatë për zgjedhjen e dy (2) gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nominimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 26 shtator 2022, në orën 16:00.

Për më shumë informata, shih dokumentin e bashkangjitur: Ftesa (Thirrja publike) për Gjyqtar të Gjykates Kushtetuese_05.09.2022 -..
Formularet për Nominim_Deklaratës dhe CV_shqip