Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbyllur konkursin për pranimin e studentëve të rinj, në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2022/2023.
Në bazë të statistikave, në të gjitha fakultetet ka interesim, por fakulteti më i preferuar vazhdon të mbetet ai i Edukimit programi Fillor, ku numri i aplikuesve është më i lartë se numri i vendeve të lira, 3 maturantë garojnë për 1 pozitë të studentit.
Vaxhid Sadriu, Sekretar i Përgjithshëm i UKZ-së ka thënë se procesi i aplikimit online ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik. “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sekretari Sadriu.
Më 21.07.2022 do të publikohet në ueb-faqen e universitetit lista e kandidatëve dhe sallave ku do të mbahet provimi pranues.
Provimi pranues mbahet më 22.07.2022 sipas orarit si në vijim:
Grupi I.
Fakulteti i Edukimit – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 9:00
Grupi II.
Fakulteti i Juridik – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 11:00
Grupi III.
Fakulteti i Ekonomik – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 11.00
Grupi IV.
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike – baçelor më datë 22.07.2022 në ora 13:00
Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet me vete të posedojnë konfirmimin e aplikimit dhe letërnjoftimin, pa të cilat nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
Shpallja e rezultateve preliminare e provimit pranues do të bëhet në ueb-faqen e universitetit sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë më së voni deri më datë 25.07.2022, në ora 16:00.
Kandidatët të cilët sipas rezultatit preleminar renditen si kandidatë të papranuar, mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve preliminare.
Shqyrtimi i ankesave bëhet më 28.07.2022 në orën 10.00 nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave nga fakulteti përkatës .
Shpallja e rezultateve përfundimtare të provimit pranues do të bëhet në uebfaqen e universitetit, pas shqyrtimit të ankesave sipas grupeve të fakulteteve, bazuar në datat e mbajtjes së provimit pranues dhe atë më së voni deri më datë 29.07.2022, deri në orën 16:00.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan