Në Université Côte d’Azur të Nicës në Francë po mbahet punëtoria në kuadër të projektit Erasmus+ Quadic.
Nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po merr pjesë Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit Ekonomik Xhevat Sopi si dhe profesori Selim Daku.
Gjatë punëtorisë po të trajtohen çështjet si, strategjitë e bashkëpunimit ndërkombëtar, projektet ndërkombëtare duke përfshirë hartimin dhe menaxhimin e tyre si dhe gjetjen e partnerëve për mobilitet akademik dhe hulumtim.
Projekti QUADIC ka për qëllim të ndërtojë kapacitetin institucional për ndërkombëtarizimin e Arsimit të Lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke përmirësuar kapacitetin për zhvillimin dhe menaxhimin e projektit përmes ekspertizës ndërkombëtare të vënë në dispozicion nga IAL evropiane me partneritet në këtë projekt dhe shkëmbimit të praktikave të mira midis anëtarëve të konsorciumit.
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është koordinator i projektit QUADIC, kurse partnerë të projektit janë: Coordinator/ Grant Holder, International Business College Mitrovica, University of Gjakova “Fehmi Agani”, University of Prizren “Ukshin Hoti”, University of Prishtina “Hasan Prishtina”, Universite de Nice Sophia Antipolis, Technical University of Sofia, University of Medicine Tiranë, University of Ljubljana, Heimerer College, University of Peja ‘Haxhi Zeka”, University of Durres “Aleksandër Xhuvani”, University of Mitorvica “Isa Boletini”, European University of Tirana, International University for Business and Technology, University of Korça “Fan S. Noli”, University of Gjirokastra “Eqrem Qabej”, Universita Per Stranieri Di Perugia.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan