Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, Prof. Ass, Dr. Arbona Xhemaili, studentet e Fakultetit të Edukimit Arbisë Krasniqi, Elsa Karaliti dhe Lindona Sahiti, morën pjesë në Konferencën përmbyllëse të projektit, “Vendosja e Standardeve Para-shkollorë të Cilësisë së Lartë duke Përforcuar Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë” SHPRESE, me temë: Zhvillimi i edukimit parafillor në katër vitet e fundit-prioritetet dhe zotimet për të ardhmen.
Me këtë rast Prorektori Leka pasi falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e zhvillimit të projektit tha se, projekti ka pas për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimeve në arsimin para fillor në Kosovë, ku njëherësh vlerësoi lartë angazhimin profesorëve dhe studentëve në realizimin e projektit duke shtuar se UKZ është gjithmonë i gatshëm në zgjerim të bashkëpunimit sa i përket ngritjes së cilësisë në të ardhmen.
Në këtë takim ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit Shkencës , Teknologjisë dhë Inovacionit Arbërie Nagavci,si dhe mysafirë të tjerë, ku me këtë rast ministrja Nagavci vlerësoi se, prioritetet e projektit “Shpresë” janë në pajtueshmëri të plotë më prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, sa i përket zhvillimit dhe rëndësisë së edukimit në fëmijërinë e hershme, pasi çdo investim në këtë fushë ndikon në zhvillimin e familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Nagavci ofroi mbështetjen e plotë të saj në krijimin e kushteve sa më të mira dhe rritjen e kualitetit në edukimin e hershëm, ndërsa zbatuesit e Projektit i përgëzoi për arritjen e rezultateve nga të cilat kanë përfituar shumë fëmijë, edukatorë, studentë dhe shkolla të Kosovës..
Ndryshe, projekti “SHPRESE” i cili është zbatuar nga Caritasi Zviceran përgjatë periudhës 2018-2022, ka kontribuar në përmirësimin e cilësisë së edukimit parafillor dhe ofrimin e shërbimeve për këtë nivel në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan