Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron grante në favor të shtetasve të huaj dhe shtetasve italianë që jetojnë jashtë vendit (IRE) për vitin akademik 2022-23 me qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat kulturore, shkencore dhe teknologjike, për të promovuar gjuhën italiane, kulturën dhe për të mbështetur sistemin ekonomik të Italisë në botë.
Grantet ofrohen për të përfunduar kurse studimi dhe programe kërkimore/trajnimi në institucione arsimore italiane publike të njohura ndërkombëtarisht. Bursat janë të disponueshme për të ndjekur kurse akademike në territorin italian.
Aplikimet online duhet të dorëzohen nga kandidatët duke përdorur faqen e internetit “Studioni në Itali” deri në orën 14:00 (me orën italiane) më 13 qershor 2022.
Njoftimi në rrjetin social facebook: https://www.facebook.com/112949486928016/posts/609920590564234/?d=n
Më shume informacione: https://t.co/O6dwceDjC2
Aplikacionet Online: https://t.co/BSrLRjtmQD
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan