Konkluzionet e konferencës Annual 2022/“Drejtësia pozitive dhe sundimi i ligjit”
3 Qershor, 2022
Në Konferencën Shkencore në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, “Identiteti shkencor dhe kreativiteti në një botë të ndryshuar”, në sesionin shkencor të Fakultetit Juridik me titull “Drejtësia pozitive dhe sundimi i ligjit”, paneli i këtij sesioni nxori këto konkluzione:
- Në konferencë janë paraqitur 46 punime me 65 pjesëmarrës.
- Pjesëmarrës të konferencës kanë qenë studiues nga: Gjilani, Prishtina, Shkupi, Tetova, Prizreni, Peja, Mitrovica, Presheva.
- Kandidatët të cilët paraqiten kumtesat e tyre ishin: profesorë universitar, profesorë të kolegjeve universitare, kandidatë për doktoratë, master të shkencave juridike, avokat, gjyqtarë si dhe tre studentë.
- Ditën e parë të konferencës në hapjen e konferencës kanë marrë marrur pjesë 29 pjesëmarrës.
- Ditën e dytë në sesionin Fakultetit Juridik me titullin: Drejtësia pozitive dhe sundimi i ligjit u paraqiten 22 punime me 28 pjesëmarrës si autorë dhe bashkautorë.
- Pjesëmarrës në sesioni shkencor pa punime, duke përfshirë edhe studentë, kanë qenë 15 veta.
- Pjesëmarrësit kanë shpalosur dijet e tyre në fushat përkatëse juridike dhe ekonomiko financiare: penale, civile, administrative, kushtetuese, ndërkombëtare, financiare, politike dhe nga fusha e të drejtave të njeriut.
- Kanë dominuar tema që kanë trajtuar aplikimin e të drejtës pozitive në Kosovë, rajon dhe botë.
- Debatet kanë qenë të hapura dhe janë shprehur argumentet dhe kundër argumentet pas paraqitjes së secilës kumtesë.
- Ka dominuar gjuha e fakteve dhe e arsyes.
- Pjesëmarrësit kanë konstatuar mangësi të legjislacionit pozitiv në përgjithësi në botën bashkëkohore si dhe shumë norma dhe vakume juridike.
- Të gjithë pjesëmarrësit kanë rekomanduar amenademtime të legjislacionit të fushave të tyre të studimit, respektim të legjislacionit në fuqi, mbrojtje të lirive dhe të të drejtave të njeriut dhe shtet të së drejtës.
Në fund, pjesëmarrësit falënderuan për organizim të tillë dhe kërkuan që kjo konferencë të kalojë në tradicinale dhe të organizohet të paktën çdo vit akademik.
Paneli i Fakultetit Juridik: Prof.asoc.dr. Sadik Haxhiu, Prof.ass.dr. Fatmire Krasniqi, Prof.ass.dr. Selim Daku dhe Prof.ass.dr. Fadil Osmani.