Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi, vazhdon të pranojë urime të shumta nga krerë të institucioneve të ndryshme dhe faktor relevantë për marrjen në drejtim të këtij universiteti. Në këtë kuadër, rektori Kosumi ka pritur në një takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politik në Gjilan të prirë nga kryetari Sabit Rexhepi. Ata e uruan Bajram Kosumin për marrjen e detyrës së rektorit të Universitetit “Kadri Zeka”, duke i dëshiruar suksese në punë. Rektori Kosumi i falënderoi përfaqësuesit e Shoqatës së Ish të Burgosurve Politikë për vizitën dhe urimet. Ai theksoi se falë kontributit të tyre dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar për çlirimin e vendit, sot Kosova e gëzon lirinë dhe shtetësinë. Njëherësh Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” ka thënë se do të punojë që Universiteti ynë të shënoj rezultate të konsiderueshme në të gjitha fushat, dhe në këtë mënyrë të përmbush misionin e tij parësor, përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për tregun e punës dhe për përmbushjen e nevojave të shoqërisë sonë.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan