Në punëtorinë për Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL-të) publike në Kosovës, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kryesuar nga Fitore Malaj Avdyli, Drejtoreshë e zyrës për Shkencë, Zhvillim Akademik dhe Cilësi.
Gjatë punëtorisë, përfaqësuesit e Universiteteve Publike dhe Private në Kosovë, nëpër grupe kanë punuar në zhvillimin e një modeli të Shtojcës së Diplomës, sipas parimeve te Konventës së Lisbonës, që do të implementohet në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Energjia dhe përkushtimi i grupeve punues nga Institucionet e Arsimit të Lartë lidhur me Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në IAL-të publike, është për t’u vlerësuar dhe kur njerëzit e duhur punojnë së bashku, sfidat shndërrohen në mundësi.
Ekspertja e projektitALLED2 Prof.Dr. Ferdije Zhushi Etemi ka ofruar ekspertizën e saj në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për plotësimin e shtojcës së diplomës dhe përshtatjen e formatit të tyre për Institucionet e Arsimit të Lartë Publik në Kosovë.
Dr. Anton Gojani, koordinatori për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë në projektin ALLED2, deklaroi se punëtoria e dytë është një hap drejt zhvillimit të kapaciteteve në Shtojcën e Diplomës dhe inkurajoi grupet punuese për angazhim dhe cilësi për të promovuar qëndrueshmërinë e Shtojcës së Diplomës.
Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder theksoi rëndësinë e këtij procesi dhe qëndrueshmërinë e Shtojcës së Diplomës, duke përgëzuar të gjithë anëtarët e grupit punues për punën dhe përkushtimin e deritanishëm për Zhvillimin e Kapaciteteve lidhur me Shtojcën e Diplomës dhe përshtatjen e formatit dhe përmbajtjes të saj për programet e përzgjedhura të studimit në IAL-të në Kosovë.
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan