Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi, mori pjesë në forumin e parë të Këshillit Kombëtar të Shkencës që u mbajt javën e kaluar në Prishtinë. Në këtë forum, ku ishin të pranishëm edhe zv.ministrja e MASHTI-it, Edona Maloku Bërdyna, shefja e Zyrës së Agjencisë së Austrisë për Zhvillim, Sandra Horina, si dhe përfaqësues të Universiteteve dhe Instituteve të Kosovës, u diskutua për përmbajtjen dhe kushtet e zhvillimit të Programit Kombëtar të Shkencës.
Synimi i këtij forumi ishte që duke u bazuar në shkëmbimin e përvojave, duke përfshirë sukseset, sfidat dhe mësimet e nxjerra, t’i ofroj qeverisë udhëzime dhe rekomandime për zbatimin e Programit Kombëtar të Shkencës, dhe mbështetje për strategjitë kombëtare të zhvillimit.
+383 280-390-112
rr.”Zija Shemsiu” pn. 60000 Gjilan, Republika e Kosovës
Apo na kontaktoni dhe do t’ju informojmë sa më shpejtë të jetë e mundur
Copyright © 2017 Universiteti Publik KADRI ZEKA Gjilan