Studentë të FSHK kanë prezantuar punime praktike për projektet SEW

31 Mars, 2022

Në fund të semestrit të pestë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Gjilan prezantohen  rezultate finale në lëndën Projekte SEW dhe Projekte IE, ku studentët aplikojnë njohuritë e tyre në fushat e Hardware dhe Software.

Kështu studentët e FSHK-së në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë prezantuar katër projektet e suksesshme ku në hardware përdoret mikrokontrolleri Arduino uno dhe aplikohet gjuha programore C++. Secili projekt ka kaluar nëpër fazën e arsyetimit të idesë, sigurimin e pajisjeve hardverike, sigurimin e kodit në gjuhën programore C++, lidhjen, modifikimin, dokumentimin, testimin dhe në fund prezantimin teorik si dhe pjesën më interesante, demonstrimin praktikë. Të gjitha projektet janë mentoruar nga Prof.Asoc.Dr.Basri Ahmedi.

Po i prezantojmë të katër projektet veç e veç:

Ndërtimi i shkopit për persona të verbër përmes Ultrasonic Sensorit dhe Buzzer është projekt i realizuar nga studentët Altin Shabani, Bleon Rexhepi dhe Orëtar Hoxha.

– Lidhja, Kodimi dhe Testimi i MQ-2 Gas Sensor në mikrokontroler është realizuar nga studentët Bekim Frangu, Sara Keqmezi dhe Herolind Ymeri.

 

– Sensori për detektimin e trupave dhe matjen e distancës është realizuar nga studentët Qëndresa Berisha, Besarta Berisha dhe Blenda Omeri.

 

Kontrolli Sekuencial LED është realizuar nga studentet Englantinë Avdyli dhe Lorita Rahimi.