Thirrje për studentët që të jenë pjesë e projekti ACCESS i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim – ADA

31 Mars, 2022

 

Platforma digjitale “Biznesi Im” është platforma e parë dhe e vetmja e cila ju mundëson bizneseve të Kosovës të kenë qasje në një larmi mjetesh dhe shërbimesh digjitale që janë thelbësore për rritje,  përmirësim të performancës dhe zhvillim të konkurrueshmerisë.  Klikoni në  https://biznesi.rks-gov.net/ dhe mësoni më shumë se çfarë ofron kjo platformë dhe si mund ta shfrytëzoni për menaxhimin sa më të suksesshëm të biznesit tuaj.

Regjistrohuni dhe bëhuni përdorues i platformës “Biznesi Im” që të keni një biznes i cili menaxhohet lehtë dhe është i qëndrueshëm.

Kjo platformë promovon krijimin e start-ups dhe zhvillimin e bizneseve ekzistuese duke ofruar një sërë shërbimesh digjitale, duke filluar nga ndihma me idenë dhe regjistrimin e biznesit deri te shërbimet që mbështesin rritjen e biznesit, penetrimin në tregje te reja, qasjen në fonde etj.

Platforma “Biznesi Im” është pjesë e shërbimeve të KIESA-s dhe është financuar nga @ Austrian Development Agency  dhe zhvilluar nga programi ACCESS në bashkëpunim me @Business Consultants Council.